Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Përgjigja është se dijetarët janë unanim se, personi që e beson të dërguarin e Allahut ﷺ në një çështje dhe e refuzon atë në një tjetër është kafir që nuk hyn fare në Islam. E njëjta gjë vlen nëse ai beson në diçka në Kuran dhe mohon diçka tjetër. E njëjta gjë vlen edhe për atë që e pohon Teuhidin por e mohon obligueshmërinë e namazit, e pohon Teuhidin dhe namazin por mohon detyrimin e zekatit, i pohon të gjitha këto por e mohon detyrimin e agjërimit, ose i pohon të gjitha këto por e mohon haxhin. Kur disa njerëz në kohën e profetit ﷺ nuk iu nënshtruan haxhit, Allahu shpalli për ta:
“Përhir të Allahut vizita e Qabes është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk beson, vërtet Allahu nuk ka nevojë për askënd në mbarë gjithësinë.” 3:97
Shpjegimi
Dijetarët janë unanim se ai që refuzon një gjë dhe mohon një gjë tjetër me të cilën ka ardhur i dërguari ﷺ i ka hedhur poshtë dhe ka mohuar çdo gjë. Ai që mohon një profet, i ka mohuar të gjithë profetët.
Allahu (te ala) ka thënë:
“Me të vërtetë, ata që mohojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe të cilët thonë: “Na diçka besojmë, e diçka nuk besojmë” dhe dëshirojnë që në mes të kësaj të zgjedhin një rrugë – (ndëmjet besimit e mohimit). Këta në të vërtetë janë kufarë dhe Ne kemi përgatitur dënim të fortë e nënçmues për kufarët.” 4:150-151
Gjithashtu, Ai (te ala) tha në lidhje me izraelitët:
”A e besoni një pjesë të librit, e tjetrën e mohoni. Ç’mund të jetë ndëshkimi ndaj atij që punon ashtu prej jush, pos poshtërim në jetën e kësaj bote, e në Ditën e Gjykimit ata hidhen në dënimin më të ashpër. Allahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju.” 2:85
Pastaj autori ka dhënë disa shembuj:
E para: Falja e namazit. Ai që e pohon Teuhidin dhe refuzon detyrimin e namazit është kafir.
E dyta: “… e pohon Teuhidin dhe namazin por mohon detyrimin e zekatit…” Ky është shembulli i dytë. Ai që e miraton Teuhidin dhe namazin ndërsa mohon detyrimin e zekatit, është kafir.
E treta: Ai që pohon çështjet e mëparshme por mohon detyrimin e agjërimit është kafir.
E katërta: Ai që pohon çështjet e mëparshme dhe mohon detyrimin e haxhit është kafir. Si dëshmi autori (rahimehullah) përdori fjalët e Allahut (te ala):
“Për hir të Allahut vizita e Qabes është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk beson, vërtet Allahu nuk ka nevojë për askënd në mbarë gjithësinë.” 3:97
Është e qartë se ky ajet ka një shkak që është zbritur por nuk e di se çfarë Shejkhu dëshiron të dëshmojë me të.