Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

7.Muhammedi ﷺ është i dërguari i fundit

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

I dërguari i fundit është Muhammedi ﷺ.

Shpjegimi

Argumenti për këtë janë fjalët e Tij (Te ala):

”Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i Allahut dhe profeti i fundit.” 33:40

Prandaj nuk do të ketë asnjë profet pas profetit Muhammed ﷺ. Dhe nëse atëherë thuhet se Isa bin Merjem ﷺ do të zbret para Ditës së Gjykimit, ne themi këtë që vijon:

Është e vërtetë. Megjithatë, ai nuk do të dërgohet si një i dërguar ripërtëritës. Ai do të gjykojë sipas Librit të profetit Muhammed ﷺ. Megjithatë, është obligim për Isain ﷺ dhe të gjithë profetët e tjerë të besojnë në Muhammedin ﷺ, ta pasojnë atë dhe ta mbështesin atë. Allahu (te ala) ka thënë:

”Përkujtoni (o ithtarë të librit) kur Allahu mori zotimin e profetëve: Nga ajo se juve ju dhashë libër e urtësi, ju patjetër do ta besoni dhe ndihmoni profetin që vjen pas juve, e që vërteton atë që ju keni pranë vetes. Tha (Allahu): “A pranuat, a e morët sipër obligimin Tim”? Ata thanë: “Ne e pranuam”! Tha (Allahu): “Dëshmoni pra, edhe Unë dëshmoj bashkë me ju!” 3:81

Ky i dërguar që e pranoi të vërtetën që ishte në duart e tyre ishte Muhammedi ﷺ. Kjo është transmetuar në mënyrë autentike nga sahabiu fisnik Ibn Abasi (radijAllahu anhu) dhe të tjerët.

Shpërndaje: