Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

7.Secili që kundërshton xhematin e Ehl-is-Sunnetit është i devijuar

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 19-20

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 7: Cili është mendimi i juaj lidhur me xhematet në përgjithësi?

Përgjigje: Secili që kundërshton xhematin e Ehl-is-Sunnetit është i devijuar sepse ne kemi vetëm një xhemat, e ai është Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati1. Secili që kundërshton këtë xhemat e kundërshton edhe metodologjinë e të dërguarit ﷺ.

Përveç kësaj, të gjithë ata që kundërshtojnë Ehl-us-Sunnetin dhe Xhematin janë Ehl-ul-Ahua (pasues të epsheve). Ndërsa kundërshtimet që i bëhen Ehli-Sunnetit kanë dispozita të ndryshme sepse dikush është i devijuar apo kafir në varësi se sa është i madh ai kundërshtim, se sa është larg apo afër së vërtetës.


1 Ata janë Grupi i Ndihmuar dhe Grupi i Shpëtuar, Ehl-ul-Hadith, Ehl-ul-Athar dhe Selefijun, siç është thënë nga shumë prej dijetarëve parakalues dhe atyre pasardhës. Shembull i kësaj janë katër imamët dhe dijetarët nga moshatarët e tyre dhe pasardhësit e tyre që i pasuan ata edhe pse ata jetuan shumë kohë të gjatë pas tyre.

Nuk është e saktë për t’i quajtur këto sekte që devijojnë nga grupi i vetëm i muslimanëve me emërtimin ”xhemate”, e cila u përmend më herët dhe është bërë e qartë nga shejkhu. Ata duhet të quhen ”sekte” dhe ”parti”.

Shpërndaje: