Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

70.Ai që beson në diçka të Islamit dhe mohon diçka tjetër është kafir (2)

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab  (v. 1206)  

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Dhe ai që pohon të gjitha këto por e mohon Ringjalljen është kafir sipas konsensusit të dijetarëve dhe jeta dhe pasuria e tij bëhet e lejuar që të merren.

Allahu (te ala) ka thënë:

“Me të vërtetë, ata që mohojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe të cilët thonë: “Na diçka besojmë, e diçka nuk besojmë” dhe dëshirojnë që në mes të kësaj të zgjedhin një rrugë – (ndëmjet besimit e mohimit). Këta në të vërtetë janë kufarë dhe Ne kemi përgatitur dënim të fortë e nënçmues për kufarët.” 4:150-151

Shpjegimi

Dhe ai që pohon të gjitha këto… – Do të thotë pohon shahadetin dhe se namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi janë të detyrueshëm. Nëse ai do ta mohonte Ringjalljen ai është kafir.

Allahu (te ala) ka thënë:

”Ata që nuk besuan, menduan se kurrsesi nuk do të ringjallen. Thuaj: ”Po, pasha Zotin tim, patjetër do të ringjalleni dhe do të njiheni me atë që keni punuar, e ajo për Allahun është lehtë!” 64:7

Autori (rahimehullah) ka thënë se ka konsensus në lidhje me këtë.

“Me të vërtetë, ata që mohojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij” … – Tashmë është folur për këtë ajet. Autori e përmend atë për të dëshmuar se ai që beson në një pjesë dhe mohon një tjetër ka mohuar çdo gjë.

Shpërndaje: