Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

70.Çka veprohet me nxënësin e dijes që bën bidate?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 177

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 70: Nëse një nxënës dije posedon një bidat dhe thërret në të njëkohësisht duke qenë i mirë në fikh dhe hadith. A bie e tërë dituria e tij? A nuk pranohet më ai?

Përgjigje: Kjo është e saktë. Ai nuk është i besueshëm. Një bidatçi që thërret në bidatin e tij nuk është i besueshëm. Nuk studiohet tek një person i tillë. Përndryshe nxënësit e tij do të ndikohen nga ai dhe dituria e tij. Është e detyrueshme për të shmangur pasuesit e bidateve. Selefët ndaluan uljen me pasuesit e bidateve, vizitën e tyre dhe të shkohet tek ta nga frika që bidatet e tyre t’i infektojnë miqësinë dhe shoqërinë e tyre1.


1 Miqësia dhe shoqëria ndikojnë. Ebu Dherr el-Harrau u ndikua nga Ebu Bekr bin et-Tajib. Pasi ka qenë tek ai disa herë, ai pranoi besimin e Esharive.

Një shembull tjetër është Imran bin Hittan i cili transmetoi nga sahabët dhe njëherë e një kohë ishte nga Ehl-us-Sunneh. Por shoqëria e bëri atë tu bashkohej Khauarixhëve.

Jakub bin Shejbeh ka thënë:

“Ne kemi mësuar se kjo ishte për shkak se kushërira e tij kishte mendimet e Khauarixhëve. Ai u martua me të për ta larguar prej tyre. Në vend të kësaj, ajo e futi atë në besimin e saj.” (Tehdhib-ut-Tehdhib (8/113)).

Askush nuk sqaron më mirë ndikimin nga tjetri sesa ai që nuk foli sipas epshit të tij.

Profeti ka thënë:

“Personi e ka besimin e shokut të tij. Prandaj, le të sheh secili se kush është shoku i tij.” (es-Sahihah (927)).

Shpërndaje: