Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 177-179
Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja nr 71: Umeti Islam është duke përjetuar kaos ideologjik, sidomos kur është fjala për fenë. Në ditët e sotme ka shumë grupe dhe sekte Islame të cilët pretendojnë se e pasojnë Islamin e vërtetë që duhet të pasohet. Si rezultat i kësaj muslimani nuk di kë duhet të pasuar dhe kush ka drejtë.
Përgjigje: Ndarja nuk është nga feja. Feja na detyron unitet, që ne të jemi një grup i vetëm dhe një umet i vetëm me një besim të vetëm dhe që të pasojmë të dërguarin ﷺ.
Allahu (te ala) ka thënë:
إِنَّ هَذِهِ أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَأَنَا رَبُّكُمْ فَاعْبُدُونِ
“Nuk ka dyshim umeti juaj është një umet (një fe) dhe unë jam Zoti juaj, prandaj më adhuroni vetëm Mua.” 1
وَاعْتَصِمُواْ بِحَبْلِ اللّهِ جَمِيعًا وَلاَ تَفَرَّقُواْ
”Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin e Allahut, e mos u përçani!” 2
إِنَّ الَّذِينَ فَرَّقُواْ دِينَهُمْ وَكَانُواْ شِيَعًا لَّسْتَ مِنْهُمْ فِي شَيْءٍ إِنَّمَا أَمْرُهُمْ إِلَى اللّهِ ثُمَّ يُنَبِّئُهُم بِمَا كَانُواْ يَفْعَلُونَ
”Vërtet ata që e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ti (Muhammed) nuk ke kurrfarë përgjegjësie. Askush pos Allahut nuk do t’i gjykojë ata, dhe atëherë do t’i njoftojë për atë që vepruan.” 3
Ky është një paralajmërim i ashpër ndaj përçarjes dhe ndarjes. Feja jonë urdhëron bashkimin, miqësinë dhe unitetin. Përçarja nuk është nga feja. Shumica e grupeve nuk janë nga feja sepse feja na urdhëron që të jemi një grup i vetëm.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Besimtarët ndërmjet tyre janë si një ndërtesë e vetme; përforcojnë njëri tjetrin.”4
Është e detyrueshme që të jemi të bashkuar dhe një grup i vetëm që është i bazuar në teuhid. Rruga e saj duhet të jetë thirrja e të dërguarit ﷺ dhe drejtimi i tyre duhet të jetë Islami.
Allahu (te ala) ka thënë:
وَأَنَّ هَذَا صِرَاطِي مُسْتَقِيمًا فَاتَّبِعُوهُ وَلاَ تَتَّبِعُواْ السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَن سَبِيلِهِ ذَلِكُمْ وَصَّاكُم بِهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ
“Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.” 5
Pra këto grupe dhe kjo përçarje që po ndodh tani nuk i miraton feja Islame, por feja ndalon nga kjo dhe urdhëron për bashkim në besim dhe teuhid.
1 21:92.
2 3:103.
3 6:159.
4 Bukhari (2446) dhe Muslimi (2585).
5 6:153.
6 Gjitha grupet sot mendojnë se thirrja për në të teuhid, refuzimi i idhujtarisë, prishja e kupolave, paralajmërimi ndaj bidateve dhe refuzimi i njerëzve që devijojnë nga Kurani dhe sunneti është një shkak i përçarjes. A nuk e dinë ata se profeti ﷺ u është dërguar njerëzve që ishin në konflikt me njëri-tjetrin dhe që Allahu më vonë i bashkoi me profetin e Tij ﷺ me anë të teuhidit. Ku janë të mençurit dhe të arsyeshmit? Profeti ﷺ vetë i ndau njerëzit. Engjëjt thanë:
“Muhammedi ﷺ bëri ndarjen mes njerëzve.” (Bukhari nr 6852).
Ai ndau besimtarin dhe kafirin, të vërtetën dhe të kotën.