Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

72.A ka thirrje devijuese në Arabinë Saudite?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 173-175

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 72: A ka metodologji që bien në kundërshtim me metodologjinë Selefite, në veçanti tek ne në Arabinë Saudite? Dhe si duhet të trajtohen këto metodologji dhe thirrësat e tyre?

Përgjigje: Në Arabinë Saudite nuk kemi asnjë metodologji që kundërshton metodologjinë e selefëve. I gjithë vendi është në përputhje me Selefizmin. Nga ana tjetër, vendi ka të huaj që mbajnë ideologji të ndryshme1. Ndoshta bashkatdhetarët tanë ndikohen prej tyre sepse ata nga mos dija mendojnë mirë për ta. Prandaj ne i këshillojmë bashkatdhetarët tanë që të ruhen nga këta individë dhe të tillët dhe të mos besojnë në gjithçka dhe në të gjithë. Ata nuk e dinë se çfarë besimi apo orientimi ata kanë. Ata nuk e dinë se sa injorant ata janë ose ku kanë studiuar. Ai që nuk ka asgjë nuk mund të japë asgjë.

Në të kaluarën Nexhdi ishte i ndarë. Çdo fshat ishte vetëqeverisës dhe ishte në luftë me fshatrat e tjerë. Allahu e ka furnizuar këtë vend me shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehabin (Allahu e mëshiroftë) i cili i thirri ata në teuhid dhe në fenë të cilën i dërguari i Allahut ﷺ e kumtoi. Ai hodhi poshtë idhujtarinë, bidatet dhe mitet dhe i referoi njerëzit drejt fesë së vërtetë. Allahu e bekoi familjen Su’ud me pushtet të cilët më parë kishin qeverisur një fshat. Por Allahu e bekoi stërgjyshin e tyre i cili e mbështeti thirrjen e shejkh Muhammed bin Abdil-Uehabit dhe luftoi me të. Kështu, beteja e dijes u bashkua me betejën e luftës, me betejën e shpatës. Së fundi vendi u rrethua nga siguria dhe stabiliteti. Zakonet e shirkut dhe zakonet e pasakta u zhdukën. Bidatet, mitet dhe idhujtaria u zhdukën. Vendi u bashkua nën flamurin e besimit. Siguria ishte një fakt. Vëllazëria karakterizoi popullin. Fshatrat dhe qytetet ranë dakord për një vend të vetëm2.

Mos harroni se armiku vazhdimisht mashtron dhe dëshiron ta përçajë këtë unitet. Ata shkaktojnë përçarje në këtë popull në këtë vend. Ata tinëzisht fusin themele dhe metodologji që pranohen nga disa të rinj. Ata vetëm na duan të keqen neve. Përndryshe pse ata e bëjnë gjithë këtë? A nuk jemi ne një grup i vetëm? A nuk e përmbushim teuhidin dhe besimin? A nuk përjetojmë ne siguri dhe stabilitet? A duam diçka tjetër? Pse duhet të përqafojmë ideologjitë e huaja, metodologji dhe mendime të importuara nga individë që nuk janë të njohur për fetari, dije, studime apo besim? A duhet të përqafojmë mendimet e tyre dhe të braktisim fenë dhe besimin tonë të vërtetë dhe metodologjinë e shëndoshë? Kujdes nga këto sekte; paralajmëroni vëllezërit dhe fëmijët tuaj.

Ne jemi një grup i vetëm, një komunitet i vetëm. Ne pasojmë një metodologji të vetme dhe një besim të vetëm. Vendi ynë është Islamik. Kushtetuta jonë përbëhet nga ligji i Allahut. Nuk them që ne jemi të përsosur. Sigurisht që kemi mangësi. Ne jemi të qeverisur nga Kurani dhe sunneti. I tërë vendi është Islam dhe qeveris me urdhrin e Allahut. Besimi është një dhe metodologjia është një, dhe është kumtuar dhe mësuar gjatë brezave.

Pra pse të pranojmë këto themele, ideologji, metodologji dhe besime të ndryshme, ku çdo sekt e pranon metodologjinë e tij dhe urrejnë të gjithë të tjerët dhe të braktisim metodologjinë e saktë dhe të shëndoshë të cilën e kishin etërit dhe gjyshërit dhe përmbushej nga brezat tonë dhe vendi ynë? A nuk është ky mos falënderim? Pse nuk e kujtojmë mirësinë e Allahut që na ka dhënë:

وَاذْكُرُواْ نِعْمَةَ اللّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ كُنتُمْ أَعْدَاء فَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِكُمْ فَأَصْبَحْتُم بِنِعْمَتِهِ إِخْوَانًا

“Dhe kujtoni dhuntinë e Allahut (që u është dhënë juve), pasi ju ishit armiq mes njëri-tjetrit, por Ai bëri bashkimin mes zemrave tuaja, kështu që me mirësinë e Tij ju u bëtë vëllezër (në besimin Islam).” 3

Historia përsëritet. Ne jemi të detyruar të mendojmë prapa dhe të studiojmë biografitë, ta dimë atë që kemi qenë dhe të dimë se çfarë jemi.


1 Si p.sh Muhammed bin Surur bin Naxhif Zejn-ul-Abidin që jetoi në Kasim, el-Ghazali, Abdurr-Rrahim et-Tahhan që jetonte në Asir, Muhammed el-Kutbi dhe të tjerët. Teoricienët e tyre nga udhëheqja dhe anëtarët e el-Ikhuan el-Muslimunët janë ende aty. Arabia Saudite i nderoi ata dhe ata ia kthyen me ideologjitë, normat dhe fetvat e tyre që shkatërruan të rinjtë tanë. Allahu na udhëzoftë ne dhe ata në metodologjinë e selefëve. Amin!

2 Siguria dhe uniteti që përjetojmë në Arabinë Saudite të sotme janë para së gjithash një mirësi nga Allahu. Pastaj është fal ligjësimit dhe qëllimit të sinqertë të themeluesit (Allahu e mëshiroftë) dhe vullnetit të tij të fortë për të gjykuar me Kuran dhe sunneti që nga dita e parë. Pas kësaj bijtë e tij e kanë pasuar atë. Kjo siguri dhe unitet i zemëron pasuesit e bidateve të cilit e urrejnë besimin e selefëve. Si pasojë ata përhapin mendime shkatërruese në mesin e rinisë sonë. Për fat të keq, ata i kanë gjetur viktimat e tyre. Prej këtyre dyshimeve, mënyra e të menduarit dhe metodologjive kontradiktore janë:

1 – Ata e bëjnë tekfir mbi pushtetarët, i quajnë ata “tahut” dhe i nxisin njerëzit e thjeshtë.

2 – Ata fyejnë dijetarët e Ehl-us-Sunnetit që pasojnë metodologjinë e selefëve dhe zbulojnë gabimet e tyre. Ata i akuzojnë ata se janë dijetarët e pushtetarëve, dijetarë që vetëm merren me dispozitat e menstruacioneve dhe lehonisë, agjentë, skllevër, injorant në lidhje me çështjet aktuale dhe dijetarë të pozitave. Disa madje edhe bëjnë tekfir mbi ta. Për shembull, Usamah bin Ladin prej Khauarixhëve dhe pasuesit e tij e bëjnë këtë.

3 – Ata mbështesin versionin e tyre të betejës duke shpërthyer ndërtesa, të muslimanëve dhe kufarëve, dhe vrasin njerëz. Argumenti i tyre është se ata po luftojnë kufarët, të padrejtët dhe sekularistët. Ata besojnë se i afrohen Allahut në këtë mënyrë.

3 3:103.

Shpërndaje: