Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Mund të thuhet gjithashtu: ”Nëse ti je dakord se ai që i beson të dërguarit në të gjitha gjërat, ndërsa ai mohon vetëm detyrimin e namazit, atëherë ai është kafir dhe jeta dhe pasuria e të cilit sipas konsensusit lejohen që të merren dhe e njëjta vlen edhe në qoftë se ai pranon çdo gjë me përjashtim të Ringjalljes, ose nëse ai mohon detyrimin e Ramazanit por beson në çdo gjë tjetër, medhhebet janë dakord për këtë dhe edhe Kurani gjithashtu ka folur për këtë, kuptohet se Teuhidi është detyra kryesore me të cilin erdhi profeti ﷺ. Ai është më i madh se namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi. Si është e mundur që nëse një person mohon disa prej këtyre çështjeve të bëhet kafir edhe pse ai është duke vepruar në përputhje me çdo gjë që i dërguari ﷺ i përcolli ndërsa nuk bëhet kafie nëse ai e mohon Teuhidin që është feja e të gjithë të dërguarëve?” Subhan Allah! Sa e çuditshme është kjo injorancë!
Shpjegimi
Kjo është përgjigja e dytë. Si mund të mohosh se ai që e refuzon Teuhidin dhe adhuron të tjerë pos Allahut është kafir, kur ti e di dhe e pranon se ai që e mohon namazin, zekatin, agjërimin, haxhin dhe Ringjalljen është kafir? Është shumë e çuditshme se ti e konsideron atë që e mohon Teuhidin të jetë musliman, ndërsa ti e konsideron atë që e mohon detyrimin e këtyre veprimeve që të jetë kafir. Teuhidi është gjëja më e madhe me të cilin erdhën të dërguarit (alejhim-us salatu ues-selam). Kjo është gjëja më e gjerë me të cilën u dërguan të dërguarit. Të gjithë të dërguarit janë dërguar me të.
Allahu (Te ala) ka thënë:
”Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Meje, pra më adhuroni!” 21:25
Teuhidi është themeli i këtyre detyrave, sepse ato janë të sakta vetëm me të.
Allahu (te ala) ka thënë:
”Me të vërtetë, të është shpallur, e edhe atyre para teje: “Nëse i bën ortak (Allahut), veprat tuaja do të asgjësohen dhe ti do të jesh prej të humburve!” 39:65-66
Nëse personi që mohon detyrimin e namazit, zekatit, agjërimit dhe haxhit, dhe Ringjalljes është kafir, atëherë ai që e mohon Teuhidin është kafir edhe më shumë.