Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Gjithashtu mund të thuhet: “Sahabët e të dërguarit të Allahut ﷺ luftuan kundër fisit Benu Hanifeh edhe përse ata u bënë muslimanë me profetin ﷺ dhe se dëshmuan shahadetin, e thirrnin ezanin dhe e falnin namazin.”
Shpjegimi
Kjo është një përgjigje e tretë. Sahabët (radijAllahu anhum) luftuan kundër Musejlemes dhe pasuesve të tij. Ata hoqën ndalesën për pasuritë dhe jetën e tyre edhe pse ata dëshmuan shahadetin. Ata e thërrisnin ezanin dhe e falnin namazin. Por ata e ngritën një individ të caktuar të jetë në nivel të profetit ﷺ. E çfarë të themi në lidhje me atë që e ngriti një individ të caktuar në bövelen e të Plotfuqishmit në qiej e në tokë? A nuk është më shumë e drejtë për t’u gjykuar ky me kufër (mosbesim) se sa ai që ngritë një krijesë në një nivel të një krijese tjetër? Kjo është e qartë. Megjithatë, kjo është ashtu siç ka thënë Allahu (te ala):
”Në këtë mënyrë Allahu vulos zemrat e atyre që nuk kuptojnë.” 30:59