Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

74.Qëndrimi ndaj ajeteve që nuk janë krejtësisht të qarta në Kuran

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 82-83
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com 

Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

62 – Ai që dëshiron njohjen e një diturie por privohet nga njohja e saj dhe nuk është i kënaqur që të nënshtrohet, si rezultat dëshirat e tij do ta pengojnë atë nga teuhidi i pastër, nga dija e qartë dhe besimi i vërtetë.

SHPJEGIMI

Kushdo që nuk beson një lloj diturie prej së cilës ai është i privuar si p.sh., se si është realiteti (si p.sh. i emrave dhe cilësive të Allahut) në këtë rast, obligimi për ne është imani (besimi) në atë që është shpallur dhe t’ia lëmë këtë çështje, diturinë (për natyrën reale të tyre) Allahut (azze ue xhel):

فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُواْ فَيَعْلَمُونَ أَنَّهُ الْحَقُّ مِن رَّبِّهِمْ وَأَمَّا الَّذِينَ كَفَرُواْ فَيَقُولُونَ مَاذَا أَرَادَ اللَّهُ بِهَذَا مَثَلاً

“Sa për ata që besojnë, ata e dinë se ajo (çdo gjë për të cilën na ka lajmëruar Allahu) është e vërteta nga Zoti i tyre, por sa për ata që nuk besojnë, ata do të thonë: “Çfarë do të na thotë Allahu me këtë si shembull?” 1

هُوَ الَّذِيَ أَنزَلَ عَلَيْكَ الْكِتَابَ مِنْهُ آيَاتٌ مُّحْكَمَاتٌ هُنَّ أُمُّ الْكِتَابِ وَأُخَرُ مُتَشَابِهَاتٌ فَأَمَّا الَّذِينَ في قُلُوبِهِمْ زَيْغٌ فَيَتَّبِعُونَ مَا تَشَابَهَ مِنْهُ ابْتِغَاء الْفِتْنَةِ وَابْتِغَاء تَأْوِيلِهِ وَمَا يَعْلَمُ تَأْوِيلَهُ

”Ai është që ta zbriti librin ty, e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka ajete të tjera që nuk janë krejtësisht të qarta (muteshabihat). E ata, që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për të shkaktuar huti, e kinse kërkojnë komentin e tyre. Po, pos Allahut askush nuk e di komentin e tyre të saktë. Dijetarët e pajisur me dituri të thellë thonë: “Ne i kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë”! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes.” 2

Pasi që Allahu këtë lloj diturie ia ka fshehur krijesave të Tij, ti nuk duhet të lodhësh veten tënde duke u munduar ta arrish atë.

Pastaj Allahu (te ala) tha:

إِلاَّ اللّهُ وَالرَّاسِخُونَ فِي الْعِلْمِ يَقُولُونَ آمَنَّا بِهِ كُلٌّ مِّنْ عِندِ رَبِّنَا وَمَا يَذَّكَّرُ إِلاَّ أُوْلُواْ الألْبَابِ

“Dijetarët e pajisur me dituri të thellë thonë: “Ne i kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë”! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes.”

Ata nënshtrohen, binden, dhe mungesa e dijes rreth një kuptimi të caktuar nuk i pengon ata nga besimi dhe nënshtrimi në atë që është shpallur ose kuptimi i kësaj është se ata ajetet Kuranore më pak të qarta i referojnë (apo i kthejnë) tek ajetet e qarta të Kuranit në mënyrë që t’i shpjegojnë ato dhe të bëhen të qarta kuptimet e tyre dhe ata thonë:

آمَنَّا بِهِ كُلٌّ مِّنْ عِندِ رَبِّنَا

”Ne i kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë.”


1 2:26

2 3:7

Shpërndaje: