Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

75.Cili është gjykimi për t’i dashur kufarët?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 191-193

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 75: Për shkak të ngjarjeve që ndodhën disa muslimanë filluan t’i duan kufarët për shkak të fetvave të nxënësve. Cili është gjykimi mbi këtë?

Përgjigje: Unë nuk besojë se një musliman i do kufarët. Por ju keni një perceptim të pasaktë lidhur me dashurinë ndaj kufarëve. Ai që me të vërtetë i do ata ose është injorantë apo hipokrit kafir. Muslimani nuk i do kufarët. Por ju besoni se disa veprime janë dashuri si për shembull tregtia me kufarët, dhënia dhurata kufarëve dhe marrja e dhuratave nga kufarët. Kjo është e lejuar dhe nuk është dashuri. Këto janë shitblerje jetësore dhe shkëmbim i shërbimeve. Që muslimanët të punësojnë punëtorë kufarë kjo nuk është dashuri, kjo është shkëmbim i shërbimeve. Profeti e punësoi Abdullah bin Urejkit el-Lejthin si udhërrëfyese për t’ia treguar atij rrugën nga Meka për në Medinë gjatë hixhretit. Ky njeri e dinte rrugën për në Medine mirë.

Edhe muslimanit i lejohet të punojnë për të pafetë nëse është e nevojshme. Edhe kjo përfshin shërbimet shkëmbyese. Kjo ka s’ka asgjë të bëjë me dashuri dhe miqësi, por ka të bëjë me shërbime dhe favore.

Allahu (te ala) ka thënë:

لَا تَجِدُ قَوْمًا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ يُوَادُّونَ مَنْ حَادَّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَلَوْ كَانُوا آبَاءهُمْ أَوْ أَبْنَاءهُمْ أَوْ إِخْوَانَهُمْ أَوْ عَشِيرَتَهُمْ

“Nuk gjen popull i cili beson në Allahun dhe në ditën e fundit, të bëjë miqësi me ata që i kundërvihen Allahut dhe të dërguarit të Tij edhe sikur ata të jenë baballarët e tyre, apo bijtë e tyre, apo vëllezërit e tyre, apo të afërmit e tyre.” 1

Megjithatë, ata duhet të trajtohen mirë dhe me besnikëri. Kjo është një formë e mirëpritjes jetësore dhe shërbim për shërbim.

Ndoshta kemi armëpushim dhe paqe marrëveshje me kufarët. Kjo nuk është dashuri. Pra ka gjëra që disa injorantë gabimisht besojnë se është dashuri2.

Ndoshta është gjendja e muslimanëve serioze dhe pastaj ata i japin kufarëve nga gjërat të kësaj jete për t’i shpëtuar rrezikut. Kjo nuk është dashuri. As nuk është kompromis. Dhënia diçka të kësaj bote nuk është e njëjtë si kompromisi. Kompromiset janë të ndaluara ndryshe nga dhënia diçka të kësaj bote. Këto çështje duhet marrë vesh dhe kuptuar. Që të interpretohet çdo veprim ndaj kufarëve si dashuri është injorancë dhe gabim apo mashtrim ndaj njerëzve.

Si përmbledhje janë vetëm dijetarët të cilët duhet të merren me këto çështje. Kjo nuk është asgjë për nxënësit. Ata nuk duhet të hyjnë në to, të lejojnë, të ndalojnë dhe fajësojnë njerëzit për gjëra. Ata i quajnë gjërat dashuri kur ata as nuk kanë njohuri për gjykimin e sheriatit. Folësi rrezikon vetëm veten e tij kur ai flet për Allahun pa dije”3.


1 58:22.

2 Si i përmbahen të vetë shpallurit thirrës në fe, këshillues dhe prijësit për në sunnet në lidhje me biznesin me kufarët? Ata ose nuk kanë dije për këtë. Nëse është kështu ata duhet të mësojnë para se t’u prijnë njerëzve. Ose kanë dije lidhur me këtë. Në këtë rast ata duhet t’i frikësohen Allahut dhe t’ua sqarojnë të vërtetën njerëzve dhe të mos pasojnë epshin.

3 Të folurit për Allahun pa dije është mëkat më i rëndë dhe më i madh se mëkati i idhujtarisë.

Allahu (te ala) ka thënë:

قُلْ إِنَّمَا حَرَّمَ رَبِّيَ الْفَوَاحِشَ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ وَالإِثْمَ وَالْبَغْيَ بِغَيْرِ الْحَقِّ وَأَن تُشْرِكُواْ بِاللّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِ سُلْطَانًا وَأَن تَقُولُواْ عَلَى اللّهِ مَا لاَ تَعْلَمُونَ

 “Thuaj: “Zoti im i ka ndaluar vetëm punët e këqija qofshin të hapura ose të fshehta dhe mëkatet, shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t’i mvishni Allahut ortak pa pasur për të kurrfarë argumenti dhe ndaloi të thoni për Allahun atë që nuk e dini.” (7:33)

Çështja është se rreziku i mëkateve eskalon me rend. Të folurit pa dije rreth Allahut është më e keqe se idhujtaria sepse folësi kështu bëhet si një ligjvënës dhe jo vetëm si një ortak (me Allahun).

Shpërndaje: