Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Mund të thuhet gjithashtu: “Ata të cilët Ali bin Ebi Talibi (radijAllahu anhu) i dogji për vdekje, pohuan Islamin gjithashtu. Ata ishin shoqëruesit e Aliut dhe mësuan tek sahabët. Ndërsa ata e besuan Aliun në të njëjtën mënyrë siç besohet Jusufi, Shamsan dhe të tillët. Si ishte e mundur që sahabët të bien dakord për të luftuar kundër tyre dhe t’i shpallin ata kufarë? A mendoni ju se sahabët i shpallnin muslimanët si kufarë? A mendoni se besimi në Taxhdin dhe të ngjashëm si ai nuk dëmton (nuk ka të keqe), ndërsa besimi në Ali ibn Ebi Talibin dëmton (ka të keqe)?”
Gjithashtu mund të thuhet: “Benu Ubejd el-Kadeh, që sunduan në Afrikën e Veriut dhe në Egjipt në kohën e Benu el-Abasëve, të gjithë dëshmuan shahadetin. Ata pohuan Islamin, falnin namazin e xhumasë dhe faleshin me xhemat. Por, pasi që ata kundërshtonin Sheriatin në çështje që ne nuk i pasojmë, dijetarët ranë dakord që t’i deklarojnë të jenë kufarë dhe se duhet luftuar kundër tyre dhe se vendi i tyre ishte një vend kufri. Si rezultat, muslimanët i sulmuan ata derisa i shpëtuan vendet muslimane që ata kishin pushtuar.”
Shpjegimi
Kjo është përgjigjja e pestë. Dijetarët janë unanim se Benu Ubejd el-Kadeh ishin kufarë. Ata sunduan Afrikën e Veriut dhe Egjiptin, ata dëshmuan shahadetin, falnin namazin e xhumasë dhe namazin me xhemat dhe pohonin Islamin. Megjithatë, kjo nuk i pengoi muslimanët që t’i gjykojnë ata me kufër kur ata kundërshtuan Sheriatin në disa çështje. Së fundi, ata luftuan kundër tyre dhe i rikthyen tokat që i posedonin më parë.