Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Gjithashtu mund të thuhet: “Nëse se ata të hershmit blasfemuan vetëm sepse adhuruan të tjerë pos Allahut, e refuzuan të dërguarin ﷺ dhe Kuranin, mohuan Ringjalljen dhe të ngjashme, atëherë çfarë do të thotë ajo që të gjithë dijetarët e medhhebeve e përmendin këtë çështje në libra nën kapitullin mbi renegatin. Pastaj ata përmendën shumë lloje, ku çdo lloj i tyre blasfemon, gjë që e lejon pasurinë dhe jetën e tij. Ata gjithashtu përmendin çështjet të cilat janë konsideruar të parëndësishme nga ata që i vepronin ato. Shembull për këtë është të shprehurit me gojë pa e pasur për qëllim në zemër, apo të bërit shaka.”
Shpjegimi
Kjo është përgjigja e gjashtë. Çfarë kuptimi atëherë kanë llojet e ndryshme të kufrit të cilat përmenden në kapitullin mbi renegatin, nëse idhujtarët e lashtë blasfemuan vetëm pasi që kishin kombinuar në mes të llojeve të ndryshme të kufreve si idhujtaria, mohimi dhe kryelartësia? Çdo lloj shkakton blasfemi. Ata gjithashtu përmendin çështjet të cilat janë konsideruar të parëndësishme nga ata që i vepruan ato. Shembull për këtë është fjala e gojës pa pasur qëllimin në zemër, apo shakaja. Nëse këto lloje nuk shkaktuan kufër, edhe në qoftë se vepruesi i tyre do të ishte i mirë nga një këndvështrim tjetër, nuk do të kishte pasur asnjë dobi për t’i përmendur ato.
Autori (rahimehullah) përmend se të gjithë dijetarët e medhhebeve të fikhut hedhin poshtë këtë dyshim në librat e tyre, kur ata e përmendin në kapitullin mbi renegatin. Në të ata përmendin disa lloje të kufrit. Ata gjithashtu përmendin çështjet të cilat janë konsideruar si të parëndësishme nga ata që i vepronin ato. Shembull për këtë është fjalë e gjuhës pa e pasur atë qëllim në zemër, apo një shaka. Megjithatë, ata i deklaruan ata të jenë kufarë dhe i nxorën nga Islami për shkak të këtyre veprimeve. Kjo çështje do të trajtohet më vonë në një mënyrë më të qartë.