Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

77.Një fjalë duke u tallur e nxjerr personin nga feja

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi   

www.perlatmuslimane.com

Gjithashtu mund të thuhet:

“Ata betohen në Allahun se nuk kanë thënë gjë (të keqe), por në të vërtetë ata thanë fjalën e mosbesimit, ata mohuan pasi pranuan Islamin.” 9:74

A nuk keni dëgjuar se si Allahu i shpalli këta njerëz kufarë për shkak të një fjale edhe pse jetonin në kohën e të dërguarit të Allahut ﷺ, dolën në xhihad me të, e falnin namazin, e jepnin zekatin, e bën haxhin dhe e adhuronin vetëm Allahun? E njëjta gjë vlen edhe për ata për të cilët Allahu ka thënë:

“Nëse i pyet (përse tallen), ata do të përgjigjen: “Ne vetëm po bënim shaka”. Thuaj: “A mos vallë me Allahun, shpalljen dhe të dërguarin e Tij po talleni?!” Mos u shfajësoni! Ju e mohuat fenë, pasi patët besuar.” 9:65-66

Këta njerëz për të cilët Allahu tha se kishin dalë nga imani pasi kishin besuar – ndërsa ata ishin me të dërguarin e Allahut ﷺ në betejën e Tebukut – thanë vetëm një fjalë goje për të bërë shaka. Prandaj medito për këtë dyshim kur ata thonë:

“Ju i shpallni si kufarë muslimanët të cilët dëshmojnë shahadetin, e falin namazin dhe agjërojnë.”

Prandaj medito këto përgjigje sepse me siguri ato janë më të dobishmet që janë shkruar në këto faqe.

Shpjegimi

Kjo është përgjigja e shtatë që përfshinë dy ngjarje:

E para: Allahu (te ala) i shpalli hipokritët (munafikët) kufarë pasi shqiptuan fjalë kufri. Kjo pavarësisht nga fakti se ata ishin me profetin ﷺ, e falnin namazin, e jepnin zekatin, e bën haxhin, dolën në xhihad dhe e adhuronin vetëm Allahun.

E dyta: Ai i shpalli kufarë hipokritët, të cilët bënë shaka me Allahun, me shpalljen e Tij dhe me të dërguarin e Tij ﷺ.

Ata thanë:

”Ne nuk kemi parë askë të jetë aq lakmues në ushqim, aq gënjeshtarë dhe aq frikacak në fushën e betejës sikurse lexuesit tanë.” 1

Ata kishin për qëllim të dërguarin e Allahut ﷺ dhe shokët e tij. Pastaj Allahu shpalli:

“Nëse i pyet (përse tallen), ata do të përgjigjen: “Ne vetëm po bënim shaka”. Thuaj: “A mos vallë me Allahun, shpalljen dhe të dërguarin e Tij po talleni?!” Mos u shfajësoni! Ju e mohuat fenë, pasi patët besuar.” 9:65-66

Ata u shpallën si kufarë pasi që kishin besuar, edhe pse ata thanë se ishin vetëm duke bërë shaka. Ata e kishin zakon familjen e namazit dhe dhënien e zekatit. Pastaj autori (rahimehullah) përmend se përgjigja ndaj këtij dyshim është një nga më të dobishmet në këto faqe.


1 Ibn Xherir et-Tabari, Vol. 14 dhe Ibn Kethir (2/381).

Shpërndaje: