Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

78.Prandaj sahabët nuk u bën kufarë kur e kërkuan Dhat Anuatin

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Dëshmi të mëtejshme për këtë është ajo që ka thënë Allahu për izraelitët – pavarësisht Islamit të tyre, dijes dhe mirësisë – kur i thanë Musait ﷺ: “Le të kemi edhe ne një të adhuruar sikurse kanë edhe ata të adhuruar.” Po ashtu disa sahabë thanë: “Le të kemi një Dhat Enuat.” Atëherë profeti ﷺ u betua se kjo ua kujtonte fjalët e izraelitëve: “Le të kemi një të adhuruar.”

Shpjegimi

Një tjetër argument është se një person mund të thotë apo të bëjë diçka që është kufër pa e vërejtur atë, është ajo që thanë izraelitët. Këtë e bënë ata pavarësisht Islamit të tyre, dijes dhe mirësisë. Ata i thanë Musait :

“Ata i thanë Musait: “Na bëj edhe neve një të adhuruar, ashtu si kanë ata të adhuruar”.7:138

Po ashtu disa sahabë thanë:

“Le të kemi një Dhat Enuat.”

Atëherë profeti tha:

 ”Allahu është më i Madhi! Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, ju thatë pikërisht atë që bijtë e Izraelit i thanë Musait:

“Na bëj edhe neve një të adhuruar, ashtu si kanë ata të adhuruar”.

Ju me siguri do të ndiqni ata që ishin para jush.” 1

Kjo dëshmon se Musai dhe Muhammedi e refuzuan këtë në mënyrën më të rreptë, e cila kërkohet. Këta dy profetë fisnik nuk u pajtuan me kërkesën e popujve të tyre, bile i qortuan për këtë.

Disa idhujtarë e ngatërruan dhe patën dyshime dhe paqartësi në këtë argument, kur thanë se as sahabët e as bijtë e izraelit nuk u bën kufarë me ato fjalë. Ky dyshim refuzohet me atë se as sahabët apo izraelitët nuk bënë diçka pasi u refuzuan nga dy të dërguarit fisnik.


1 Ahmedi (5/218) dhe Tirmidhi (1771), i cili ka thënë: “Hadithi është autentik dhe i mirë.”

Shpërndaje: