Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (V. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Muslimani i cili nga injoranca bie në idhujtari dhe pastaj pendohet.
Por idhujtarët kanë një tjetër dyshim me të cilin ata përpiqen të argumentojnë në këtë ngjarje. Ata thonë: “Izraelitët nuk u bënë kufarë dhe as ata që thanë: “Le të kemi një Dhat Enuat.” Ne u përgjigjemi duke thënë: “Izraelitët kurrë nuk e bën atë veprim, as ata që i kërkuan profetit ﷺ.” Megjithatë, nuk ka asnjë mospajtim se izraelitët do të ishin bërë kufarë në qoftë se ata e kishin bërë atë dhe gjithashtu ata që profeti ﷺ i ndaloi do të bëheshin kufarë. Në qoftë se ata nuk iu kishin bindur atij dhe pastaj do ta kishin bërë një Dhat Enuat pas ndalimit të tij, ata do të ishin bërë kufarë, e cila kërkohet.
Shpjegimi
Disa idhujtarët e bënë këtë dëshmi për një dyshim dhe thanë se as sahabët e as bijtë e izraelit nuk u bën kufarë. Ky dyshim refuzohet me atë se as sahabët apo izraelitët nuk bënë diçka të tillë, pasi u refuzuan nga dy të dërguarit fisnik.