Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

8.A duhet të përziemi me xhematet tjera apo duhet t’i bojkotojmë?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 19-20

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 8: A duhet të përzihemi me grupet e ndryshme apo duhet t’i bojkotojmë?

Përgjigje: Nëse ke dije dhe njohuri1 dhe përzihesh me ta për t’i thirrur në sunnet dhe t’i bësh ata që të braktisin gabimet kjo është e mirë. Kjo është një formë e të thirrurit për në fenë e Allahut. Dhe nëse përzihesh me ta për tu shoqëruar me ta dhe të jeshë mik me ta, pa i thirrur ata dhe pa ua shpjeguar atyre, kjo gjë nuk lejohet.

Pra nuk është e lejuar të shoqërohesh me kundërshtuesit përveç në qoftë se kjo sjell një dobi fetare sikurse ata të ftohen në Islamin e vërtetë dhe që e vërteta tu qartësohet atyre në mënyrë që ata të mund të kthehen në të2. Shembuj për këtë janë kur Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të) shkoi tek bidatçitë në xhami dhe i qortoi ata për bidatet e tyre. Një shembull tjetër është Ibn Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta) i cili shkoi tek Khauarixhët për të diskutuar me ta dhe për tu’a shuar dyshimet e tyre. Si rezultat ka pasur njerëz në mesin e atyre që u kthyen tek e vërteta.

Pra, nëse përzierja me ta bëhet me këtë qëllim kjo është e saktë. Por në qoftë se ata vazhdojnë të kapur në të kotën e tyre, është e detyrueshme për ti’u shmangur atyre dhe të luftohen ata për hir të Allahut.


1 Kjo është e saktë duke pasur parasyshë individët. Është e mundur për t’i thirrur ata dhe të ndikoshë në ta. Kurse është e pamundur që të ndryshosh tërë metodologjinë e personaliteteve të tyre të shquar. Në vend të kësaj ata munden të ndikojnë në atë që përziehet me ta. Kur është fjala për tek thirrja, këto sekte në parim nuk braktisin kurrë mësimet e udhëheqësve të tyre. Shembuj të këtyre sekteve janë Ikhuanul Muslimin dhe Xhemati Tebligh. Sa shumë janë këshilluar nga njerëz të sinqertë! Sa shumë është shkruar në lidhje me ta! Megjithatë, ata qëndrojnë në të njëjtin vend. Këtu ju keni dëshmi për atë që unë po them. Themeluesi i sektit Ikhaunu Muslimin Hasan el-Benna ka thënë nën titullin ”Maukifuna min ed-Dau’at”:

”Qëndrimi ynë ndaj thirrjeve të ndryshme është që ne i peshojmë ato me peshoren tonë të thirrjes; ajo që është në përputhje me të i urojmë mirëseardhje dhe ajo që nuk përputhet me të, ne nuk kemi asgjë të bëjmë me të.” (Mexhmu-e-Rasa’il, fq. 24).

O Allah! Dëshmo se unë kam të bëjë asgjë me thirrjen apo themeluesin e Ikhuanu Musliminëve, të cilët janë në kundërshtim të Ku’anit, sunnetit dhe metodologjisë së selefëve të këtij umeti.

Bazuar në këtë ata nuk pranojnë thirrjen e askujt. Ata duan që thirrjet e të tjerëve të pasojnë thirrjen e tyre dhe t’i nënshtrohen tyre – dhe Allahu e di më së miri.

2 Nëse vërtetë duhet të përziehesh me ta për t’i thirrur ata dhe tu’a shpjegosh metodologjinë e selefëve atyre, këtë duhet ta bëjnë vetëm dijetarët apo studentët të cilët janë të qëndrueshëm në akiden e saktë, në sunnet dhe në metodologjinë selefite dhe askush tjetër.

Shpërndaje: