Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

8.Ai që me fanatizëm pason dikë tjetër pos të dërguarit të Allahut është edhe i devijuar edhe injorantë

Shejkh Muhammed bin Sultan el-Masumi (v. 1380)
Burimi: A është muslimani i detyruar që të pasojë një prej katër medhhebeve?
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

O musliman! Kush është më mizor se ne dhe çfarë arsyetimi do të kemi në ditën kur njerëzit qëndrojnë tek Zoti i krijesave, në qoftë se ne verbërisht pasojmë medhhebin e një personi dhe jo hadithin nga i dërguari i pagabueshëm (salAllahu alejhi ue selem)? Kushdo që me fanatizëm kapet pas një individi të caktuar në vend të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe beson se vetëm mendimi i tij është i saktë, është edhe i devijuar dhe injorant, dhe madje mund të përfundojë si renegat. Ose pendohen ai ose ekzekutohet. Pasi që ai beson se njerëzit janë të detyruar që të pasojnë një individ të caktuar në mesin e këtyre imamëve, ai e ka vënë atë në nivelin e të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem) e cila është kufër. E fundit që mund të thuhet se është e lejuar ose e detyruar për një person të paditur për të pasuar verbërisht një prej imamëve pa dalluar ndonjë në mesin e tyre. Por ai që i do imamët, i mbështet ata dhe pason secilin prej tyre kur mendimet e tyre përputhen me Sunnetin, ai konsiderohet se ka vepruar drejt. Ndërsa ai që verbërisht pason një imam të caktuar pos sahabëve konsiderohet si ai që pason verbërisht një sahabi të veçantë dhe asnjë tjetër. Kjo është pikërisht ajo që bëjnë Rafidat dhe Khauarixhët. Kjo është metodologjia e pasuesve të bidateve, të cilët Sunneti dhe konsensuesi i ka denigruar dhe përjashtuar nga e vërteta.

Shejkh-ul-Islam Ahmed Ibn Tejmijeh përmendi këtë që vijon në ”el-Fataua el-Misrijeh”:

”Nëse një person e pason Ebu Hanifen, Malikun, esh-Shafi’iun ose Ahmedin dhe e sheh se medhhebi tjetër (jo i tij) është më afër të vërtetës në disa çështje dhe si pasojë e pason atë, ai vërtetë ka vepruar drejtë. Ky veprim as nuk ndikon negativisht në fenë e tij e as në drejtësinë. Në vend të kësaj kjo është më afër të vërtetës dhe më e dashur tek Allahu dhe i dërguari i Tij (salAllahu alejhi ue selem) se me fanatizëm të pasosh Ebu Hanifen dhe të besosh se mendimi i tij është i vetmi që është i saktë që duhet të pasohet dhe asgjë tjetër që e kundërshton atë. Ai që vepron në këtë mënyrë është injorant, dhe gjithashtu mund të jetë kafir – kërkojmë strehim tek Allahu prej kësaj.”

Në librin ”el-Ikna” dhe në shpjegim e tij thuhet kjo:

”Mendimi më i njohur dhe mendimi të cilin shumica e kanë, është se nuk është e detyrueshme për t’iu bashkuar një medhhebi të caktuar apo që të pasojë dikë që e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij (salAllahu alejhi ue selem). Fakti është se Allahu (Te ala) i ka urdhëruar të gjithë njerëzit që në të gjitha çështjet që të pasojnë vetëm të dërguarin e Tij, Muhammedin (salAllahu alejhi ue selem).”

Në kapitullin ”el-Kadha” në librin ”el-Insaf” nga Shejkh Takijj-ud-Din bin Tejmijes”, ai thotë:

”Ai që detyron që verbërisht të pasohet një imam i caktuar, ose duhet të pendohet ose të ekzekutohet, sepse ky detyrim do të thotë idhujtari në legjislacionin që është një pjesë prej cilësive të Zotit.”

Shpërndaje: