Autor: Imam Muhamed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ishte ai ﷺ që theu skulptura me pamjen e këtyre njerëzve të mirë
Shpjegimi
Profeti Muhamed ﷺ shkatërroi idhujt në ditën kur e çliroi Mekën. Kur ai hyri në Qabe, gjeti 360 idhuj rreth saj dhe brenda saj. Ai ﷺ i shkatërroi ato me shkopin e tij, ndërsa ai lexonte fjalët e Tij (Te ala):
”Dhe thuaj: Erdhi e vërteta e u zhduk e kota. Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur.” 17:81