Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

80.Mësimet që përfitohen nga rasti Dhat Enuat

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Por kjo ngjarje na jep mësim se nëse një musliman i pa ditur, bile edhe një musliman i ditur, mund të bie në lloje të ndryshme të idhujtarisë pa i ditur ato. Në këtë mënyrë ky mësim sjell dobi dhe vigjilencë. Pos kësaj, kjo na mëson që të jemi të vetëdijshëm se fjala e një të padituri se: ”Ne e kemi kuptur Teuhidin” është prej injorancës më të madhe dhe kurtheve tinëzare të shejtanit që ekzistojnë. Kjo i sjell dobi edhe një muslimani i cili bën ixhtihad dhe thotë një fjalë që përmban kufër ndërsa ai nuk e di këtë. Prandaj, nëse i bëhet me dije atij dhe pendohet menjëherë, ai nuk bën kufër por mbetet besimtarë, ashtu sikurse vepruan izraelitët dhe ata që e pyetën profetin ﷺ. Kjo na mëson se edhe në qoftë se ai nuk ka blasfemuar, ai qortohet në një mënyrë të ashpër, ashtu siç bëri profeti ﷺ.

Shpjegimi

Ajo që ndodhi në rastin e Dhat Enuatit dhe ajo që u ndodhi izraelitëve, sjell mësime në këto gjëra:

E para: Një njeri i ditur, mund të mos ketë dije në lidhje me disa lloje të caktuara të idhujtarisë. Kjo e detyron njeriun që të mësoj dhe të di që të mos bie në idhujtari pa e ditur atë. Po kështu, i përket çështjeve më të rënda, nëse thotë se e di se çfarë është idhujtaria, kur në fakt nuk e di. Kjo është një injorancë e dyfishtë, injoranca e dyfishtë është më e keqe se injoranca e thjeshtë. Një person i cili ka një injorancë të thjeshtë mëson dhe u bën dobi të tjerëve me dijen e tij. Ndërsa lidhur me personin që posedon një injorancë të dyfishtë, ai mendon se ai është i ditur ndërsa nuk është. Si pasojë, ai vazhdon me veprimet e tij të cilat e kundërshtojnë Sheriatin.

E dyta: Nëse një musliman thotë diçka që përmban kufër dhe pastaj qortohet dhe pendohet, ai nuk dëmtohet nga kjo, për shkak se ai është i arsyetuar nga injoranca. Allahu nuk e obligon përtej mundësisë së tij. Ndërsa nëse ai vazhdon me veprimin e tij të kufrit, ai gjykohet sipas gjendjes së tij.

E treta: Edhe në qoftë se një njeri nuk e di se ajo çfarë dëshiron të arrijë është kufër, ai duhet të qortohet ashpër. Profeti u tha shokëve të tij:

”Me siguri ju do të ndiqni ata që ishin para jush pak nga pak.”

Ky është një refuzim ​i qartë.

Shpërndaje: