Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

81.Refuzimi i atij që pretendon se duhet ta lëmë të qetë atë që e ka dëshmuar shahadetin edhe nëse ai vepron diçka që e anulon atë

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Refuzimi i atij që pretendon se duhet ta lëmë të qetë atë që thotë se ”nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut” edhe nëse ai bën diçka që e anulon atë.

Idhujtarët kanë edhe një dyshim. Ata thonë: ”Profeti e qortoi Usamen kur e mbyti burrin i cili e tha shahadetin.” Ai gjithashtu tha:

”Jam urdhëruar që t’i luftoj njerëzit derisa të thonë shahadetin.”

Ka edhe hadithe të tjera që thonë se ne nuk duhet bezdisur atë që e thotë shahadetin.”

Qëllimi i këtyre njerëzve të paditur është se kushdo që e thotë shahadetin nuk del nga besimi, e as nuk ekzekutohet, pa marrë parasysh se çfarë vepron ai.

Shpjegimi

Pos dyshimeve të mëparshme, këta idhujtarë kanë ende një dyshim. Ata thonë se profeti e ka qortuar Usameh bin Zejdin (radijAllahu anhu) pasi ai e mbyti burrin i cili tha: shahadetin”.

Profeti i tha atij: ”A e mbyte atë, pasi ai kishte thënë: shahadetin”?

Profeti vazhdoi ta thoshte këtë deri sa Usameh tha:

”Dëshiroja që akoma të mos isha bërë musliman.” 1

Pos kësaj, profeti tha:

”Jam urdhëruar që t’i luftoj njerëzit derisa të thonë shahadetin.” 2

Ka disa hadithe të tjera që ata përdorin si argument se ai që e thotë shahadetin nuk mundet të bëj kufër apo të ekzekutohet. Këtë e thonë edhe nëse personi do të jetë i përqendruar në idhujtari nga një kënd tjetër. Kjo është një injorancë e tmerrshme. Shahadeti as nuk të shpëton nga zjarri, e as nga rënia në idhujtari, nëse personi është i përqendruar në idhujtari nga një kënd tjetër.


1 Bukhari (4269) dhe Muslimi (159).

2 Bukhari (1399) dhe Muslimi (32).

Shpërndaje: