Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Prandaj, duhet t’u thuhet këtyre idhujtarëve injorantë: “Është e njohur gjerësisht se i dërguari i Allahut ﷺ luftoi kundër jehudëve dhe i zuri rob ata ndërsa ata thanë “La ilahe ilAllah”. Gjithashtu shokët e të dërguarit të Allahut ﷺ luftuan kundër fisit Benu Hanife ndërsa ata e thanë shehadetin”, e falnin namazin dhe pohonin Islamin. E njëjta gjë vlen edhe për ata që Ali bin Ebi Talib i dogji për vdekje.”
Shpjegimi
Kjo është përgjigje për dyshimet e mëparshme të këtyre njerëzve injorantë. Përgjigja është si më poshtë:
E para: Profeti ﷺ luftoi kundër jehudëve dhe i zuri rob ata ndërsa ata thanë ”La ilahe ilAllah.”
E dyta: Sahabët luftuan kundër fisit Benu Hanife ndërsa ata e thanë shahadetin, e falnin namazin dhe thanë se ata ishin muslimanë.
E treta: Ata që Ali bin Ebi Talibi i dogji për vdekje, dëshmuan gjithashtu shahadetin.