Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

83.Dilema e idhujtarëve

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Këta njerëz injorantë janë dakord se ai që e mohon Ringjalljen bën kufër dhe duhet të ekzekutohet edhe nëse ai thotë: “La ilahe ilAllah”. Të njëjtën gjë ata e thonë për atë që  kundërshton ndonjë nga shtyllat e Islamit madje edhe nëse ai e shqipton shahadetin. Si mund të jetë që shahadeti nuk i sjell dobi atij nëse refuzon një degë të degëve në krahasim me atë nëse ai e mohon Teuhidin i cili është baza e fesë së të dërguarve?

Shpjegimi

Këtu këta njerëz injorantë bien në dilemë dhe dëshmitë e tyre iu kthehen kundër tyre. Ata thonë se ai që e mohon Ringjalljen duhet të ekzekutohet si kafir. Të njëjtën gjë ata e thonë për atë që mohon ndonjë prej shtyllave të Islamit edhe nëse ai thotë ”La ilahe ilAllah”. Si mund të jetë që njeriu i shpëton edhe kufrit edhe ekzekutimit nëse e mohon Teuhidin që është baza e fesë edhe në qoftë se do të thotë ”La ilahe ilAllah”. A nuk e meriton ky person që të jetë më shumë kafir se ai që e mohon detyrimin e namazit dhe agjërimit? Ky është një pretendim të cilit ata nuk mund t’i shpëtojnë.

Shpërndaje: