Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

84.Ai që e thotë shahadetin nuk duhet të bezdiset derisa të dëshmohet e kundërta

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Por sigurisht që armiqtë e Allahut nuk e kanë kuptuar hadithin. Sa i përket hadithit të Usames, ai e vrau një burrë që pohoi Islamin, kur ai mendoi se e bëri këtë sepse kishte frikë për jetën e tij dhe pasurinë e tij. Është e detyrueshme që të lihet i qetë një njeri që pohon Islamin derisa ju të shihni diçka që e kundërshton atë.

Allahu (te ala) shpalli në lidhje me këtë:

“O ju që keni besuar! Kur të shkoni në luftë për çështjen e Allahut, pohoni të vërtetën dhe mos i thoni ndokujt që ju përshëndet (duke pranuar Islamin): “Ti nuk je besimtar.” 4:94

Do të thotë, “ju sigurohuni.” Ajeti tregon se është e detyrueshme që të lihet i qetë ai dhe se duhet konfirmuar. Nëse ai pas një kohë do të tregojë diçka që e kundërshton Islamin, ai ekzekutohet, bazuar në fjalën e Alahut “ti nuk je besimtar.” Nëse ai nuk vritet vetëm për shkak se e thotë atë, atëherë konfirmimi nuk ka kuptim.

Shpjegimi

Ata nuk i kuptojnë këto hadithe të cilat i kanë keqkuptuar. Më pas, autori (rahimehullah) filloi t’i shpjegojë ato dhe tha:

Lidhur me hadithin e Usames (radijAllahu anhu) në të cilin ai e mbyti një idhujtar i cili tha “La ilahe ilAllah”, pasi e kishte kapur atë, Usame e mbyti atë sepse ai mendonte se nuk e tha sinqerisht. Ai mendonte se ai e tha këtë nga frika. Kjo nuk është argument se kushdo që thotë ”La ilahe ilAllah” është musliman jeta e të cilit është e ndaluar që të merret. Megjithatë, kjo është argument se nuk bezdiset ai i cili e thotë shahadetin. Pastaj shikohet gjendja e tij derisa të sqarohet. Autori e dëshmoi këtë me fjalët e Tij:

”O ju që keni besuar! Kur të shkoni në luftë për çështjen e Allahut, pohoni të vërtetën dhe mos i thoni ndokujt që ju përshëndet (duke pranuar Islamin): “Ti nuk je besimtar.” 4:94

Allahu (tebarake ue te ala) urdhëroi që të konstatohet dhe të sigurohet. Kjo dëshmon se nëse çështja dëshmon të jetë në kundërshtim me gjendjen e tij, ai trajtohet në përputhje me gjendjen e tij të dukshme. Nëse ai atëherë tregon atë që e kundërshton Islamin, ai ekzekutohet. Nëse ai nuk do të ekzekutohet pas një deklarimi të tillë, do të ishte e pakuptimtë për të urdhëruar konfirmim.

Hadithi i Usames (radijAllahu anhu) nuk dëshmon se ai që thotë ”La ilahe ilAllah” dhe adhuron statuja, të vdekur, engjëj, xhinë dhe të ngjashme, është musliman.

Shpërndaje: