Autor: Imam Muhammed bin Abdil Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
E njëjta gjë vlen edhe për atë që kemi përmendur në lidhje me luftën kundër jehudëve dhe betejës së sahabëve kundër fisit Benu Hanifeh. Në të njëjtën mënyrë profeti ﷺ deshi që të sulmojë fisin Benu el-Mustalak pasi që një burrë e kishte informuar atë se ata nuk e jepnin zekatin. Pas kësaj, Allahu (te ala) shpalli:
”O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë (se është i vërtetë).” 49:6
Megjithatë, u tregua se ky burrë ishte gënjeshtarë1. Ashtu siç e kemi përmendur më parë, kjo dëshmon qëllimin e profetit ﷺ në hadithet me të cilat ata argumentohen.
Shpjegimi
Do të thotë shahadeti nuk është aspak pengesë që të mos ekzekutohet. Fakti është se është e lejuar për të luftuar kundër atyre që e thonë këtë në qoftë se ka arsye që e kërkon këtë.
1 Transmetuar nga et-Tabari (27/123) dhe Ibn Kethiri (4/187) i cili tha:
“Ky hadith është transmetuar përmes disa rrugëve. Më i miri prej tyre është ai që është transmtuar nga Imam Ahmedi.”
El-Hejthemi ka thënë:
“Është transmetuar nga Ahmedi dhe transmetuesit e tij janë të besueshëm.” (Mexhma-uz-Zaua’id (7/111))