Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

87.Dallimi në mes të kërkuarit ndihmë nga një njeri i gjallë dhe i pranishëm në lidhje me diçka që ai ka mundësi për të dhe për atë që ai nuk ka mundësi

  1. Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Dallimi në mes të kërkuarit ndihmë nga një njeri i gjallë dhe i pranishëm në lidhje me diçka që ai ka mundësi për të dhe për atë që ai nuk ka mundësi

Idhujtarët kanë edhe një dyshim. Bëhet fjalë për atë që profeti ﷺ tregoi në lidhje me njerëzit në Ditën e Gjykimit, se ata do t’i kërkojnë ndihmë Ademit ﷺ, pastaj Nuhit ﷺ, pastaj Ibrahimit ﷺ, pastaj Musait ﷺ dhe pastaj Isait ﷺ. Të gjithë ata do të mënjanohen, derisa ata në fund vijnë tek i dërguari i Allahut ﷺ. Ata thonë:

“Kjo dëshmon se nuk është idhujtari për të kërkuar ndihmë nga dikush tjetër përveç Allahut.”

Atëherë ne themi se i pa të meta është Allahu që vulos zemrat e armiqve të Tij. Ne nuk e mohojmë që të kërkohet diçka nga një krijesë, që ka mundësi për të. Allahu (te ala) ka thënë në tregimin për Musain ﷺ:

”Dhe njëri ishte prej ithtarëve të tij e tjetri prej armiqve të tij, e ai i anës së tij i kërkoi ndihmë kundër armikut.” 28:15

Një shembull tjetër është personi që në luftë i kërkon shokut të tij ndihmë dhe gjëra të tjera të cilat njerëzit janë në gjendje t’i kryejnë. Ajo që ne qortojmë është lutja për ndihmë në formën e adhurimit që bëhet tek varret e njerëzve të mirë, ose në mungesë të tyre, kur ata kërkojnë diçka që vetëm Allahu është në gjendje të kryej.

Shpjegimi

Një tjetër dyshim është se ata nuk e konsiderojnë të jetë idhujtari që t’i kërkohet mbrojtje dikujt tjetër përveç Allahut. Atyre u përgjigjemi në dy mënyra:

E para: Ky lloj i kërkimit mbrojtje është që t’i kërkohet ndihmë një krijese në atë që është në gjendje ta kryejë. Ky lloj nuk mohohet.

Allahu (te ala) ka thënë në tregimin lidhur me Musain

”Dhe njëri ishte prej ithtarëve të tij e tjetri prej armiqve të tij, e ai i anës së tij i kërkoi ndihmë kundër armikut.” 28:15

E dyta: Njerëzit nuk i kërkuan këtyre profetëve fisnik që t’ua largojnë vështirësitë. Iu lutën që të ndërmjetësojë tek Allahu (azze ue xhel) që t’i largojë vështirësitë. Ka dallim në mes të kërkuarit ndihmë nga një krijesë që ajo të largojë të keqen prej tij, dhe t’i kërkojë një krijese që të ndërmjetësojë tek Allahut për të larguar këtë të keqe.

Shpërndaje: