Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ata kanë edhe një dyshim. Bëhet fjalë për tregimin e Ibrahimit ﷺ kur ai u hodh në zjarr dhe Xhibrili iu shpall atij në ajër dhe i tha: “A ke nevojë për diçka?” Ai ﷺ u përgjigj: “Jo prej teje.” Ata thonë: “Nëse kërkimi i ndihmës nga Xhibrili do të ishte shirk, ai nuk do t’i shfaqej Ibrahimit ﷺ.” Përgjigja është: “Ky është një lloj i dyshimit të parë të tyre. Xhibrili iu shfaq atij ﷺ për t’i bërë dobi me diçka që ai është në gjendje për ta kryer, ai është për të cilin Allahu ka thënë:
”Ai, fuqiforti, (Xhibrili).” 53:5
Po ta kishte lejuar Allahu atë që të kap zjarrin e Ibrahimit ﷺ dhe tokat dhe malet që e rrethonin atë dhe t’i hidhte në lindje apo në perëndim, ai do ta kishte bërë këtë. Nëse Allahu e kishte urdhëruar Xhibrilin që ta vëjë Ibrahimin ﷺ në një vend larg tyre, ai do ta kishte bërë këtë. Nëse Ai e kishte urdhëruar atë që ta ngrejë atë në qiell, ai do ta kishte bërë këtë. Kjo është e njëjta gjë si kur një njeri i pasur e sheh një njeri të varfër në nevojë dhe i ofron hua apo i jep atij diçka me të cilën ai mund të plotësojë nevojën e tij. Por personi në nevojë refuzon të marrë atë dhe në vend të kësaj vazhdon të durojë derisa Allahu t’i jep rrizk atij. Çfarë ka të bëjë kjo me kërkimin e ndihmës nëpërmjet adhurimit dhe idhujtarisë, sikurse të kuptonin ata?
Shpjegimi
Ky dyshim refuzohet në këtë mënyrë:
Xhibri iu shfaq atij për t’i bërë dobi me diçka që ai është në gjendje të bëjë. Në qoftë se Allahu e kishte lejuar Xhibrilin që ta shpëtojë Ibrahimin ﷺ duke përdorur forcën që Allahu (te ala) i ka dhënë atij, ai do ta kishte bërë këtë. Allahu (te ala) e përshkroi Xhibrilin si më poshtë:
”Ai, fuqiforti, (Xhibrili).” 53:5
Nëse Allahu e kishte lejuar atë që të kap zjarrin e Ibrahimit dhe tokat dhe malet që e rrethonin atë dhe t’i hidhte ato në lindje apo perëndim, ai do ta kishte bërë këtë. Nëse Ai e kishte urdhëruar atë për të vënë Ibrahimin në një vend larg tyre, ai do ta kishte bërë këtë. Nëse Ai e kishte urdhëruar atë që ta ngrinte lartë në qiell, ai do ta kishte bërë këtë.
Pastaj autori dha një shembull. Një njeri i pasur e pyet një njeri të varfër dhe i thotë:
“A ke nevojë për të holla? A keni nevojë për hua? A dëshiron një dhuratë apo diçka tjetër?”
Kjo është diçka që njeriu mundet ta bëjë. Nuk do të ishte konsideruar idhujtari në qoftë se ai i kishte pranuar këto çështje.