Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

9.Ne nuk i pranojmë devijimet

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 30-31

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 9: A ka ndonjë problem në paralajmërimin ndaj këtyre sekteve të cilët kundërshtojnë metodologjinë e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit?

Përgjigje: Ne në përgjithësi paralajmërojnë kundër atyre që kanë kundërshtuar1 dhe themi se ne i përmbahemi metodologjisë së Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit dhe se ne braktisim atë që ka kundërshtuar Ehl-us-Sunnetin dhe Xhematin, qoftë ai kundërshtim i madh apo i vogël sepse në qoftë se ne e marrim të lehtë devijimin, ka rrezik që ai të rritet. Pra devijimet nuk lejohen në asnjë rrethanë. Është i detyrueshëm pasimi i metodologjisë e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit në të gjitha çështje të vogla dhe të mëdha.


1 Kjo është edukata e selefëve. Ata nuk heshtnin por dënonin ata që heshtin. Muhammed bin Bandar el-Xhurxhani i tha imam Ahmedit: ”Mua më vjen vështirë që të them se ky apo ai person është kështu dhe kështu.”

Imam Ahmedi i tha: ”Nëse ti hesht dhe unë heshti – kur to da kutpojë injoranti se çka është e shëndetshme dhe çka është e dëmshme?”(Mexhmu-ul-Fataua (28/231) dhe Sherh Ilal el-Tirmidhi (1/350)).

Kur Imam Ahmedi është pyetur për Husejn el-Karabisin.

Imam Ahmedi tha: ”Ai është bidatçi.”

Ai tha në një rast tjetër:

”Unë të paralajmërojë ndaj Husejn el-Karabisit! Mos folë me të! Mos fol me personin që flet me të!”

Ai e tha këtë katër ose pesë herë. (Tarikh Bagdad” (8/65)).

Selefët e konsideruan paralajmërimin ndaj pasuesve të bidatit të jetë më i mirë se agjërimit vullnetar, namazi vullnetar dhe i’tikafi.

Imam Ahmedi u pyet; a të agjërojë, të fali namaz vullnetar dhe të bëjë I’tikafi apo të paralajmërojë kundër pasuesve të bidatit.

Ai u përgjigj: ”Nëse ai agjëron, falet dhe bën i’tikaf, ai i bënë dobi vetëm vetës së tij. Ndërsa nëse ai paralajmëron ndaj pasuesve të bidateve kjo i sjell dobi muslimanëve.” (Mexhmu-ul-Fataua (28/231)).

Shpërndaje: