Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

90.Obligimi i plotësimit të Teuhidit në besim, në të folur dhe në vepra

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Le të përfundojmë – nëse do Allahu – me një çështje të madhe dhe të rëndësishme, që të kuptosh atë që është përmendur më parë. Ne do ta ndajmë veçmas atë për shkak të çështjes së saj të madhe, si dhe gabimet e shumta që bëhen në të.

Nuk ka asnjë mospajtim se Teuhidi duhet të gjendet në zemër, në të folur dhe në vepra. Një person nuk është musliman nëse ndonjë nga këto mungon. Nëse ai e njeh Teuhidin pa vepruar sipas Teuhidit, ai bëhet një kundërshtues pagan si Faraoni, iblisi dhe të tillët.

Shpjegimi

Autori përfundon këto dyshime me një çështje të madhe. Kjo çështje është që një person duhet të jetë një monoteist (me Teuhid) në zemër, në të folur dhe në vepra. Nëse ai është me Teuhid në zemër por jo në të folur dhe në vepra, ai nuk është i sinqertë në pretendimin e tij. Teuhidi i zemrëz pasohet nga Teuhidi i të folurit dhe i veprës.

Profeti ka thënë:

”Dijeni se në trup është një copë mishi, që nëse është e shëndoshë, tërë trupi është i shëndoshë, e nëse prishet, prishet tërë trupi. Vërtetë, ajo është zemra.” 1

Nëse ai pretendon se e adhuron Allahun vetëm me zemër, por jo me të folur dhe vepra, ai i përket Faraonit dhe të tillëve të cilët vazhduan të blasfemojnë dhe duke qenë këmbëngulës, pavarësisht nga fakti se ai ishte i bindur në të vërtetën. Ai mbeti në gjendjen e tij dhe tha se posedon sundimin.

Allahu (te ala) ka thënë:

“Dhe ata i përgënjeshtruan ajetet Tona padrejtësisht dhe me mospërfillje edhe pse vetë në veten e tyre ishin të bindur për to.” 27:14

Ai (te ala) thotë se Musai i tha Faraonit:

”Ai (Musai) tha: ”Po ti e di se ato (mrekullitë) nuk i zbriti kush tjetër pos Zotit të qiejve e të tokës, i zbriti të dukshme, e unë besoj, o Faraon, se ti je i shkatërruar.” 17:102


Bukhari (52) dhe Muslimi (1599).

Shpërndaje: