Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

91.Njeriu nuk duhet të përpiqet që t’i kënaq njerëzit nëse kjo e zemëron Allahun

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 2016)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Këtu shumë njerëz gabojnë. Ata thonë: “Është e vërtetë. Ne e kuptojmë këtë dhe ne dëshmojmë se kjo është e vërtetë. Megjithatë, fatkeqësisht ne nuk jemi në gjendje që ta bëjmë këtë sepse në vendet tona është e lejuar vetëm të qenurit dakord me ta”, dhe thonë  justifikime të ngjashme.

Shpjegimi

Shumë njerëz e dinë të vërtetën në këtë çështje. Ata thonë se e dinë se kjo është e vërtetë, por thonë se nuk munden që t’i kundërshtojnë bashkëvendasit e tyre. Përveç kësaj, ata sjellin arsyetime të tjera. Allahu (azze ue xhel) nuk do t’i falë ata për këtë. Është e detyrueshme që të përpiqemi që të arrijmë kënaqësinë e Allahut (azze ue xhel) edhe nëse kjo do të zemërojë njerëzit. Njeriu nuk duhet të përpiqet që t’i kënaq njerëzit nëse kjo do të thotë se e zemëron Allahun (azze ue xhel). Kjo të kujton ata që argumentohen me atë që paraardhësit e tyre pasonin. Allahu tregoi për ta dhe tha:

”Jo, por ata thanë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe dhe vazhdojmë gjurmëve të tyre.” 43:22

Shpërndaje: