Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

92.Shumica e prijësve të kufrit e dinin të vërtetën

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

I gjori nuk e di se shumica e prijësve të kufrit e dinin të vërtetën dhe se ata vetëm e braktisin atë për shkak të ndonjë arsyeje.

Allahu (te ala) ka thënë:

”Ata i shkëmbyen ajetet e Allahut për një vlerë të paktë.” 9:9

”Atyre që ua kemi dhënë librin, ata e njohin atë (Muhammedin) siç i njohin bijtë e vet.” 2:146

Shpjegimi

Ky i gjorë,  nuk e kupton se shumica e prijësve të kufrit e dinin të vërtetën. Megjithatë, ata vepruan me kokëfortësi dhe e kundërshtuan të vërtetën.

Allahu (te ala) ka thënë:

”Ata e njohin atë (Muhammedin) siç i njohin bijtë e vet.” 2:146

”Ata i shkëmbyen ajetet e Allahut për një vlerë të paktë.” 9:9

Ata e kishin zakon që të vinin me arsyetime të pakuptimta. Ata thanë se kishin frikë të humbasin pozitat e tyre drejtuese dhe të ngjashme.

Shumë nga prijësit e kufrit e dinë të vërtetën, por ata nuk e pasojnë atë sepse e urrejnë atë. Ta dish të vërtetën e të mos veprosh sipas saj është më e keqe se sa të mos e dish atë fare. Injoranti arsyetohet. Një njeri i tillë duhet të mësohet, në mënyrë që ai të veprojë duke qenë vigjilent dhe të mësojë. I tillë nuk është rasti me kokëfortin dhe kryelartin. Prandaj jehudët u dënuan. Ata e dinin të vërtetën dhe e braktisën pasimin e saj. Në anën tjetër, të nasarat (të krishterët) ishin të devijuar pasi që nuk e njihnin të vërtetën. Por pasi që i dërguari ishte dërguar, gjithashtu edhe nasarat e mësuan të vërtetën dhe në këtë mënyrë edhe ata u dënuan sikurse jehudët.

Shpërndaje: