Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Nëse ai vepron sipas Teuhidit, pa e kuptuar atë, apo pa e besuar me zemrën e tij, ai është hipokrit dhe është më i keq se një pagan i vërtetë:
”Munafikët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund) të zjarrit dhe për ta nuk do të gjesh mbrojtës.” 4:145
Shpjegimi
Kjo është e qartë në lidhje me një person i cili e di të vërtetën dhe me kokëfortësi e urren atë me zemrën e tij. Ai as nuk e hapi zemrën për të, e as nuk e pranoi atë. Në vend të kësaj, ai shfaq se pason Sheriatin për ta mashtruar Allahun, të dërguarin e Tij ﷺ dhe besimtarët.
Në lidhje me atë që nuk e kupton atë fare dhe vepron si gjithë të tjerët, pa kuptuar se çfarë janë duke bërë apo çfarë është qëllimi i saj, është e detyrueshme që atij t’i tregohet e vërteta dhe të mësohet. Nëse ai vazhdon të refuzojë me zemër ai është hipokrit.