Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

94.Disa nuk e pasojnë të vërtetën sepse nuk duan që të qortohen

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Kjo është një çështje e madhe dhe e gjatë, e cila të qartësohet pasi që të meditosh fjalët e njerëzve. Ti e sheh atë që e di të vërtetën por nuk vepron sipas saj. Ai ka frikë se jeta e tij e kësaj bote, ose pozita e tij do të reduktohet. Ndoshta ai dëshiron vetëm që t’i shkoj dikujt për qejfi. Po ashtu e sheh atë duke verkar sipas saj në mënyrën e jashtme ndryshe nga ajo e brendshme. Nëse e pyet atë se çfarë ai beson në zemrën e tij, ai nuk do ta di. Megjithatë, është e detyrueshme për ty që të kuptosh dy ajete nga Libri i Allahut.

Shpjegimi

Shumë njerëz refuzojnë të pasojnë të vërtetën sepse ata frikësohen që të qortohen. Një tjetër arsye është se ata nuk duan të humbasin pozitën dhe botën materialiste. Një person i tillë ka nevojë që të studiojë gjendjen e njerëzve dhe t’i di ato shumë mirë që ai ta di kush është hipokrit dhe kush është besimtarë me besim të pastër.

Shpërndaje: