Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
E para janë fjalët e Tij (te ala):
”Mos u shfajësoni! Ju e mohuat fenë, pasi patët besuar.” 9:66
Kur ju e kuptoni se disa sahabë, të cilët së bashku me të dërguarin e Allahut ﷺ luftuan kundër romakëve dhe blasfemuan për shkak të një fjale që e thanë duke bërë shaka, bëhet e qartë për ty se ai që flet me fjalë e cila përbëhet nga kufri ose vepron në përputhje me kufrin, për shkak se ka frikë mangësimin e pasurisë së tij apo pozitës, ose për shkak se ai dëshiron t’ia bëjë qejfin dikujt, kjo është më e keqe se ai që duke bërë shaka flet fjalë kufri.
Shpjegimi
Autori (rahimehullah) nxitë që të meditojmë mbi dy ajetet në Librin e Allahut (azze ue xhel). E para është fjala e Allahut (te ala):
”Mos u shfajësoni! Ju e mohuat fenë, pasi patët besuar.” 9: 66
Ky ajet është shpallur në lidhje me munafikët që e fyen të dërguarin e Allahut ﷺ dhe shokët e tij.
Autori (rahimehullah) thotë se këta hipokritë që morën pjesë me të dërguarin e Allahut ﷺ në betejën e Tebukut, blasfemuan me një fjalë të cilën e thanë duke bërë shaka. Çfarë të themi pra për atë që blasfemon duke qenë serioz? Zemra e tij është e etur për këtë që të mos humbas pozitën e tij, punën e tij dhe të ngjashme. Kjo është më shumë serioze. Në të vërtetë, ata të gjithë blasfemuan, pavarësisht nëse ata e bënë këtë duke bërë shaka apo seriozisht, me mosbesim, për shkak të frikë apo shpresës për ndonjë përfitim. Secili që e shfaq Islamin dhe e fshehë në brendësi kufrin, është hipokrit pa marrë parasysh se si ndodhë kjo.