Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ajeti i dytë janë fjalët e Allahut (te ala):
“Kushdo që mohon besimin në Allahun pasi që ka besuar, përveç atij i cili detyrohet në të, kurse zemra e tij është e qetë me besim, – por fjala është për të atillët të cilët ia hapin gjoksin mohimit, mu mbi këta është zemërimi i Allahut dhe për ta do të ketë ndëshkim të madh. Kjo për shkak se ata deshën e parapëlqyen jetën e kësaj bote përmbi atë të botës tjetër dhe Allahu nuk e udhëzon popullin mohues (popullin kafir).” 16:106-107
Allahu nuk e justifikon ndonjë nga këta. Përjashtimi i vetëm është ai i cili detyrohet me dhunë dhe zemra e të cilit është e sigurt në besim. Sa për të gjithë të tjerët, ata kanë bërë kufër pasi që kishin besuar. E njëjta gjë vlen edhe për atë që bën kufër për shkak të frikës, ai që dëshiron t’i shkoj dikujt për qejfi apo ka një ndjeshmëri për vendin e tij, popullin e tij, familjen e tij ose pasurinë e tij, ai që e bën këtë duke bërë shaka apo nga motive të tjera – të gjithë, me përjashtim të atyre që detyrohen me dhunë.
Shpjegimi
Ky është ajeti i dytë për të cilin autori (rahimehullah) do që të meditojmë. Ky ajet dëshmon se askush tjetër pos atij që detyrohet me dhunë nuk justifikohet për kufrin e tij pas besimit. Nëse vullnetarisht bën kufër nga çfarëdo arsye – si shakaja, dashuria ndaj punësimit, mbrojtjes së kombit ose të ngjashme – personi konsiderohet të jetë kafir. Allahu (azze ue xhel) nuk do ta justifikojë dikë që ka bërë kufër. Përjashtimi i vetëm është ai i cili e bën atë duke u detyruar dhe kërcënuar, ndërsa zemra e tij është e sigurt në besimin e tij.