Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ajeti e tregon këtë nga dy kënde.
E para janë fjalët e Allahut (te ala)
”përveç atij i cili detyrohet në të.”
Në këtë mënyrë Allahu (te ala) nuk e përjashton askë tjetër përveç atij që detyrohet me dhunë. Është e njohur përgjithësisht se një person mund të detyrohet vetëm që të flas ose të veprojë. Sa për besimin e zemrës, askush nuk mund të detyrohet në të.
Shpjegimi
Përjashtimi i vetëm të cilin Allahu (te ala) e përmend në ajet, është ai që detyrohet me dhunë. Të gjithë të tjerët janë kufarë. Detyrimi me dhunë mund të aplikohet vetëm në fjalë dhe në vepra. Lidhur me besimin e zemrës, është vetëm Allahu që e di atë. Nuk mund të imagjinohet që dikush të detyrohet në të. Është e pamundur që të detyrohet një person që të besojë në diçka të veçantë. Kjo është një çështje e fshehur që askush nuk e di. Detyrimi me dhunë pra aplikohet vetëm në fjalë dhe në vepra.