Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
E dyta janë fjalët e Allahut (te ala):
”Kjo për shkak se ata deshën e parapëlqyen jetën e kësaj bote përmbi atë të botës tjetër.” 16:107
Kështu, Allahu tregon se ky kufër dhe ky dënim nuk janë për arsye të besimit, injorancës ose urrejtjes së fesë apo dashurisë për kufër. Arsyeja e vetme është se ai ka një hise (pjesë) në këtë jetë që ai vë para fesë.
Shpjegimi
Mosbesimi i këtyre njerëzve ishte për shkak se ata e preferuan këtë jetë në vend të jetës tjetër. Me këtë jetë do të thotë çdo gjë që ka të bëjë me të. Shembuj të kësaj jenë pozita, pasuria, pushteti e të tjera. Ai që lejon këtë jetë dhe kufrin e tij që të jenë përpara ahiretit, është kafir edhe nëse ai nuk e do kufrin. Megjithatë, ai e do këtë jetë më shumë dhe prandaj ai bën kufër. Disa njerëz bëjnë kufër për shkak se e duan kufrin dhe janë dhënë pas tij. Të tjerë bëjnë kufër për shkak të pasurisë. Disa bëjnë kufër për shkak të pozitës. Disa bëjnë kufër për shkak të pushtetit. Ka edhe prej atyre që bëjnë kufër sepse duan të arrijnë pushtet. Siç thashë arsyet janë të shumta.
Ne e lusim Allahun (te ala) që të na udhëzoj në rrugën e drejtë dhe të mos lejoj që zemrat tona të devijojnë pasi që na ka udhëzuar.