Autor: Imam Muhamed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (subhanehu ue te ala) e di më mirë. Selamet dhe salavatet e Allahut qoftë mbi profetin tonë Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.
Shpjegimi
Shejkh-ul-Islam Muhamed bin Abdil-Uehabi (rahimehullahu te ala) e përfundon librin e tij me referimin e tërë dijes tek Allahu (azze ue xhel) dhe duke dërguar selame dhe salavate mbi profetin e Tij Muhamed ﷺ.
Këtu libri “Keshf-ish-Shubuhat” po arrin fundin. Lusim Allahu (te ala) ta shpërblejë autorin në mënyrën më të mirë, gjithashtu të na jap edhe neve një pjesë të shpërblimit të Tij dhe të na tuboj në xhenetin e Tij – Ai është me të vërtetë Bujar. I tërë hamdi i takon Allahut, Zotit të krijesave, dhe salavatet dhe selamet qofshin mbi profetin tonë Muhamed.